Edhe Selena Gomez akuzohet për photoshop

Selena Gomez vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar e më të ndjekur në rrjete sociale, sidomos pas “dramës” me Hailey Bieber dhe paqes midis vajzave.

Në platformën e saj, ajo ndan momente të ndryshme pune e përditshmërie, mirëpo një prej postimeve të fundit s’kaloi pa u kritikuar.

Selena postoi thjesht disa selfie të vetes, mirëpo njerëzit u dyndën me akuza për photoshop.

“Ky është niveli më i fortë i Photoshopit”.

“Ti që promovon bukurinë natyrore nuk duhet t’i modifikosh kaq shumë fotografitë”.

“Unë as që të njoha”.

“Kjo nuk është Selena”- janë disa nga komentet.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top