Gold Cup, zhduken pesë lojtarë të Kubës: janë arratisur nga grumbullimi i kombëtares në SHBA

Pesë lojtarë kubanë kanë braktisur grumbullimin dhe janë zhdukur gjatë Gold Cup që po zhvillohet në SHBA. Ky është lajmi i pabesueshëm, i raportuar edhe nga ESPN, që ka të bëjë me skuadrën e drejtuar nga Pablo Sanchez. Mungojnë portieri Sanchez, mesfushorët Caballero, Sandò dhe Milanès dhe mbrojtësi Herrera.

Nuk është asgjë e re në fakt. Në vitin 2023, 33 atletë kubanë të disiplinave të ndryshme bënë të njëjtën gjë. Ata u larguan nga kampet e tyre stërvitore duke përfituar nga udhëtimet jashtë vendit. Arsyet e këtyre gjesteve janë aktualisht një mister, edhe pse diçka mund të merret me mend dhe i referohet problemeve politike. Të tre mesfushorët luajnë të gjithë në klube që marrin pjesë në ligën kubane. Ndërsa portieri kishte kontratë në Santo Domingo dhe, për këtë arsye, as nuk banonte në Kubë. Një motiv më shumë për tu habitur.

 

Gold Cup është ngjarja kontinentale e Amerikës së Veriut, Karaibeve dhe Amerikës Qendrore. Është një turne i diskutuar tradicionalisht vetëm mes Meksikës dhe SHBA-së, me meksikanët përpara 11 fitore me 7. E treta është Kosta Rika, shumë më largë, me vetëm 3 triumfe.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top