90 milionë euro të bëjnë të heqësh dorë nga Italia: Roberto Mancini trajneri i ri i Arabisë Saudite

As dy javë pas dorëheqjes së tij si trajner i kombëtaressë Italisë, Roberto Mancini tashmë ka gjetur një ekip të ri. Gazzetta dello Sport, e cila citon burime arabe, zbulon se trajneri nga Jesi është shumë afër me pankinën e Arabisë Saudite. Gjejnë kështu konfirmim zërat që dolën menjëherë pas largimit nga Italia. Mancini do të jetë trajneri i kombëtares saudite me të cilën së shpejti do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 30 milionë euro. Njoftimi, pretendojnë në Riad, do të vijë shumë shpejt.

Kontrata deri në vitin 2026 është projektuar për Kupën e Botës në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Por fillimisht, janarin e ardhshëm, është Kupa e Azisë, për të cilën Arabia është shumë e interesuar. Kjo edhe për arsyen se i fundit nga tre triumfet daton në vitin 1996. Mancio do të përfshijë në aventurën e re stafin e tij historik: Salsano, Lombardo, Nuciari, Battara, Gagliardi, Scanavino dhe ndoshta Oriali.

Sipas mediave të Riad, Mancini ka negociuar me kombëtaren arabe që prej qershorit, edhe pse ish-trajneri i Italisë e mohon. Së shpejti duhet të zhvillohet edhe takimi vendimtar për të shkuar te tymi i bardhë. Në këto raste negociatat bëhen drejtpërdrejt me emisarë të familjes mbretërore dhe jo me federatën saudite.

 

Impenjimi i parë i teknikut Mancini me Arabinë Saudite do të ishte më 8 shtator kundër Kosta Rikës. Katër ditë më pas do të jetë edhe një tjetër miqësore, ajo kundër Koresë së Jugut. Në nëntor do të zhvillohen kualifikueset aziatike drejt Botërorit 2026. Arabia Saudite është në një grup me Jordaninë, Taxhikistanin dhe një mes Kamboxhias dhe Pakistanit. Në janar pastaj është Kupa e Azisë, ku në grup me Arabinë Saudite është edhe Tajlanda, Kirgistani dhe Omani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top