Ish-futbolliste e tani shitëse: njihuni me Isabel, ‘arma’ plus e Erling Haaland

Isabel Haugseng Johansen është arma shtesë e Erling Braut Haaland, dominuesi autentik i sezonit me fanellën e Manchester City. Pas tripletës, sulmuesi norvegjez ka festuar me të dashurën e tij 19-vjeçare me një demostrim dashurie të papritur në fushën e stadiumit Ataturk. Ikonik momenti kur Haaland ishte i ulur në karrige dhe vajza që i mbuloi të dy me flamurin e Norvegjisë, në atë që u aludua si puthje.

Isabel, e lindur në vitin 2004, është një ish-futbolliste. Vajza tani është shitëse në një dyqan mode dhe e fitoi zemrën e sulmuesit me format dhe buzëqeshjen e saj. nuk është hera e parë që futbollistët dashurohen me shitëset e dyqaneve të modës. E rasti më i famshëm është ai i Cristiano Ronaldo dhe Gerorginas.

Haaland ka mbyllur një sezon spektakolar. Fitues i Champions League, Premier League dhe FA Cup, norvegjezi ka shënuar një numër impresionues golash. Norvegjezi ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje në kampionatin anglez. E si për ta bërë më monumentale, janë edhe 8 asist. Më shumë gola se ndeshje edhe në Champions, me Haaland që e ka tundur rrjetën 12 herë në 11 takime. Pastaj në 4 takimet e FA Cup ka shënuar 3 gola dhe një tjetër në Carabao për një total prej 53 ndeshjesh e 52 golash. Merita është edhe e Isabel, ndoshta.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top