8 vite betejë e fshehtë: Aktorja e njohur Cemre Baysel operohet urgjent

 

Aktorja e njohur turke Cemre Baysel ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë dhe shumë personal. Prej plot 8 vitesh, ylli i serialeve turke ka jetuar me një masë në gjoks që ajo e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku. Tani, aktorja ka zbuluar se gjithçka ka marrë fund pas një operacioni urgjent që u krye ditët e fundit në një spital privat në Turqi.

 


Në një foto të postuar në rrjete sociale, Baysel tregoi se ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme pasi masa kishte filluar të rritej.

 

“Mos u shqetësoni, gjithçka shkoi me sukses… ne kemi kaluar shumë më tepër”, tha ajo.

 

Tutje Baysel ka falenderuar publikisht ekipin mjekësor dhe ndjekësit e saj për mbështetjen, ndërsa theksoi se procesi i rikuperimit po shkon shumë mirë.

Historia e saj po komentohet gjerësisht në mediat turke dhe rrjetet sociale, me shumë që e cilësojnë Cemre Baysel si shembull guximi dhe transparence. Aktorja, një nga emrat më të dashur të ekranit turk, ka dëshmuar se edhe në momente të vështira nuk e ka humbur forcën dhe optimizmin.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top