8 minuta duartrokitje, Angelina Jolie shfaqet e përlotur në premierën e filmit “Maria”

Angelina Jolie u shfaq e emocionuar dhe e përlotur në premierën e filmit të saj në Teatrin Sala Grande, gjatë Festivalit të Filmit në Venecia 2024.

Jolie, e cila luan rolin e sopranos së operës, Maria Callas, në filmin “Maria” me regji të Pablo Larrain, u përshëndet nga publiku, i cili u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti atë për tetë minuta rresht. Disa njerëz postuan video në rrjetet sociale gjatë këtyre ovacioneve, ku fituesja e çmimit Oscar shihej e përlotur.

Para shfaqjes, Jolie foli sesi roli paraqiti sfida dhe vështirësi të ndryshme. “Ky rol ishte një terapi që nuk e kuptoja se kisha nevojë. Nuk e kisha idenë se sa po mbaja dhe nuk po lëshoja jashtë. Pra, sfida nuk ishte teknike, ishte një përvojë emocionale të gjeja zërin tim, të isha në trupin tim, të shprehesha. Duhet të japësh çdo pjesë të vetes”, u shpreh ajo gjatë një konference shtypi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top