8 marsi protestë/ Marshim në rrugët e Elbasanit dhe Durrësit

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në disa qytete u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave. Kryesisht organizatat të cilat në fokus të tyre kanë të drejtat e grave e kanë kujtuar 8 marsin me një marshime protestash në Elbasan e Durrës. Në Durrës tubimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vazhdoi përgjatë bulevardit e shëtitores “Taulantia”. Aktivistet theksuan rëndësinë e mundësive të barabarta dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat.

Ndërkohë, ky është i disati vit që 8 marsi në Elbasan përkujtohet me marshime sensibilizuese edhe pse as këtë vit nuk kanë munguar organizimet festive mes zonjave të cilat kanë menduar t’i dhurojnë vetes një ditë të bukur përkundër problematikave të përditshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top