6 ushqime që largojnë nikotinën nga trupi

Nikotina shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Për më tepër, edhe në qoftë se ndaloni pirjen e duhanit, efekti i nikotinës do të zgjasë për vite me radhë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Më poshtë ju sugjerojmë disa ushqime të shëndetshme, të cilët mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli

Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.

Portokalli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.

Lëng karote

Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi

Ky frut i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top