Ndoye mposht Milan dhe e lë pa trofe: Kupa e Italisë shkon te Bologna pas 51 vitesh

Bologna mposhti 1-0 Milan në finalen e madhe në Romë dhe fitoi Kupën e Italisë për herë të tretë në histori, duke u rikthyer te suksesi pas 51 vitesh. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar, ishte Ndoye ai që shënoi golin vendimtar në fillim të pjesës së dytë, duke vendosur fatet e mbrëmjes në “Olimpico”. Ndryshe nga sa ndodhi të premten e kaluar në kampionat, zëvendësimet e teknikut Conceição nuk mjaftuan për të përmbysur rezultatin. Për kuqezinjtë vazhdon agjërimi që zgjat tashmë prej vitit 2003.

Skuadra e teknikutVincenzo Italiano triumfoi në “Olimpico” ndaj Milan dhe fitoi Kupën e tretë të Italisë në historinë e saj. Goli i Ndoye në minutën e 53’ shpërtheu gëzimin e kuqebluve, që me një goditje të vetme siguruan trofeun dhe kualifikimin për në Europa League sezonin e ardhshëm. Pjesa e parë u ndez vetëm në çerekorëshin e parë, kur të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Më pas, ritme më të ulëta dhe, në thelb, pak emocione.

Në lojë, Bologna u tregua më e mirë, ndërsa Milan pati vështirësi në përballimin e presionit kundërshtar. Minutat e fundit të pjesës së parë u shoqëruan me nervozizëm nga të dyja palët. Në pjesën e dytë, goli që vendosi finalen erdhi rreth dhjetë minuta pas rifillimit dhe reagimi i Milan ishte shumë i vakët për të shqetësuar Skorupski. Conceiçao tentoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me zëvendësime, por pa sukses. Tani Europa duhet të fitohet përmes kampionatit.

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top