5 vite punë me detyrim në Shqipëri/ Studentët e mjekësisë protestë para Parlamentit

Qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve, këta të fundit, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, që do të jetë e treta për nga radha.

Pr/ligji nuk ka dalë akoma në konsultim publik dhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë mesditën e 5 korrikut 2023, e disa orë më pas u dorëzua në Kuvend ku kërkohet të kalohet me procedurë të përshpejtuar.

Sipas pr/ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” studentëve aplikantë në mjekësi por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.

Nga ana tjetër, studentët e cilësojnë këtë veprim nga ana e qeverisë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe.

Ditën e sotme rreth orës 10:00 studentët do të nisin të grumbullohen në oborrin e fakultetit, pranë rektoratit dhe pas një fjale të mbajtur për mediat, ata pritet të marshojnë në grup, drejt Parlamentit në Shqipërisë për të kundërshtuar këtë vendim, ku sipas tyre është i padrejtë.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top