Kaosi për festën e Vitit të Ri në Gjermani përfundoi me 5 njerëz të vdekur dhe mbi 400 arrestime veç në Berlin, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për fishekzjarret ilegale dhe prishësit e rendit në këtë shtet.
Këto incidente tashmë janë bërë të zakonshme, ku çdo vit policia gjermane përballet me grupe të tilla që synojnë krijimin e kaosit në Gjermani. Këtë vit, mbi 30 policë u lënduan në Berlin gjatë natës së Vitit të Ri.
Pesë persona vdiqën gjatë kësaj nate në Gjermani nga mjetet piroteknike, shumica të krijuara në shtëpi e që shpërthyen më herët sesa që supozoheshin, raporton Euronews.
Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve, shumë politikanë në Gjermani kanë bërë thirrje që të ketë kontrolle më të shtuara në kufi për mjetet piroteknike që po shkaktojnë dëme të hatashme në këtë vend.