United, Tottenham dhe Lyon kalojnë në 1/8 e Europa League: Mourinho ia del i fundit

Në Europa League u luajt edhe dita e fundit e fazës së grupeve, me rezultatet përfundimtare që vendosën ekipet që kalojnë në fazën e 1/8-ve të finaleve. Përveç Lazio-s, kualifikohen: Bilbao, Manchester United (fitore 2-0 ndaj Steaua Bukuresht), Tottenham (fitore 3-0 ndaj Elfsborg), Eintracht, Lyon (barazim 1-1 me Ludogorets), Olympiacos (fitore 3-0 ndaj Qarabag) dhe Rangers (fitore 2-1 ndaj St. Gilloise). Ajax, Real Sociedad dhe Fenerbahce i Mourinho kalojnë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa surprizë është eliminimi i Besiktas, që humbi 1-0 ndaj Twente.

Në ditën e fundit të fazës grupeve të Ligës së Europës, Roma mposht Eintracht Frankfurt me rezultat 2-0 dhe kualifikohet për në fazën e playoff-it si e 15-ta. Tani, ajo do të përballet me një nga Porto ose Ferencvaros për një vend në çerekfinale, ku ekziston rreziku i një derbi të nxehtë kundër Lazios, që ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Ky është verdikti i fazës së grupeve në Europa League.

Rezultatet e ndeshjeve

• AS Roma vs Eintracht Frankfurt – 2-0
• Ajax vs Galatasaray – 2-1
• Anderlecht vs Hoffenheim – 3-4
• Athletic Club vs Viktoria Plzen – 3-1
• Dynamo Kyiv vs RFS – 1-0
• FC Midtjylland vs Fenerbahce – 2-2
• FC Twente vs Besiktas – 1-0
• FCSB vs Manchester United – 0-2
• Ferencvaros vs AZ Alkmaar – 4-3
• Lyon vs Ludogorets Razgrad – 1-1
• Maccabi Tel Aviv vs FC Porto – 0-1
• Nice vs Bodoe/Glimt – 1-1
• Olympiacos vs Qarabag FK – 3-0
• Rangers vs Union St.Gilloise – 2-1
• Real Sociedad vs PAOK FC – 2-0
• SC Braga vs Lazio – 1-0
• Slavia Prague vs Malmo FF – 2-2
• Tottenham Hotspur vs Elfsborg – 3-0

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top