Partizani kalon 2-1 Bylis në një ndeshje të luftuar që mbylli javën e 30 të Superiores dhe kthehet -5 nga Tirana kryesuese. Me golat e Rrapaj dhe Da Silva me penallti, të kuqtë premtojnë betejë deri në javën e fundit për titullin kampion. Një ndeshje delikate me avantazhin e të kuqve e barazimin ballshiot. Pastaj Bastari akordon penallti për faull ndaj Rrapaj e që u realizua nga braziliani. Në fund, VAR u bë protagonist duke anuluar fillimisht një penallti për Partizanin e pastaj edhe golin e Carës.
Me Tiranën që kishte fituar në Shkodër, për Partizanin fitorja ishte domosdoshmëri. E në fakt, të kuqtë u munduan të imponoheshin që në fillim. Mision që u duk i arritur kur në minutën e 18’ Demat kaluan në avantazh me golin e Rrapaj. Mesfushori bëri gjithçka vetë, duke kaluar mbrojtësit e mposhtur portierin në dalje. Bylis, në zonën e rënies por ende në kërkim të shpëtimit, nuk u dorëzua. Ballshiotët barazuan në minutën e 34’ me Esquerdinha, duke e mbyllur pjesën e parë pa fitues.
Lojtës Videosh
Në pjesën e dytë, skuadra e Colella shtoi ritmin, por u desh sërish një depërtim i Rrapaj për të zgjidhur situatën. Mesfushori u fut në zonë dhe u pengua, duke fituar penalltinë që Da Silva e realizoi me qetësi në minutën e 55’. I ftohtë si zakonisht braziliani nga pika e bardhë.
Lojtës Videosh
Partizani sërish në avantazh e këtë herë për të mos patur surpriza tentoi të mbyllte ndeshjen. Nuk e lejoi VAR sepse në minutën e 87′ thirri Bastarin për të anuluar penalltinë e akorduar. Ndërsa në të 91′ pikasi Carën në pozicion jashtë loje. Kështu, mbyllet 2-1 me Partizanin që kthehet 5 pikë larg Tiranës kryesuese. Bylis, në vendin e parafundit, mbetet -3 nga Kukësi në zonën playout kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund.
Lojtës Videosh