Veselinovic e Daja, derbi brenda derbit: ja sfidat e javës së 13 të Superiores

Alexandar Veselinovic e Ilir Daja janë të dy të pathyer që kur janë ulur në pankinat respektive, me serbin që ka një javë më shumë se kolegu dinamovit në detyrë. Në derbin e kryeqytetit sfidohen dy skuadrat pretendente për titullin kampion Dinamo e Partizani, por edhe dy trajnerë që nuk e njohin humbjen.

Veselinovic ka koleksionuar 4 fitore e 6 barazime që kur debutoi në javën e 3 të Abissnet Superiore kundër Teutës dhe kërkon të zgjasë edhe tej serinë e pathyeshmërisë prej 10 takimesh. Në anën tjetër, Daja debutoi pikërisht në derbin me të kuqtë, një javë më vonë dhe nga ai barazim 2-2 nuk ka pësuar asnjë humbje, duke grumbulluar 4 fitore e 5 barazime. Tani të dy gjenden përballë, në fazën e dytë të kampionatit me shumë më tepër njohje për lojtarët e kampionatin, por me shumë më tepër përgjegjësi.

Të kuqtë vijnë nga barazimi me Teutën, ndërsa Dinamo nga një goleadë eksplozive kundër asaj që ishte mbrojtja më e mirë e kampionatit, Elbasanit. Sidoqoftë të dy skuadrat në pesë ndeshjet e fundit kanë arritur të njëjtën kuotë pikësh, 9, me statistika pothuaj identike. Dinamo shënon diçka më shumë, Partizani pëson më pak, por në total, plusvalenca për të kuqtë është vetëm një.

PËRPLASJET E JAVËS SË 13-TË

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të luajë këtë fundjavë 5 takime shumë të rëndësishme të vlefshme për javën e 13-të. E ndarë në dy ditë, 3 prej ndeshjeve do të luhen të shtunën ndërsa ditën e diel do të zhvillohen dy përballjet e mbetura.

Egnatia – Vllaznia është sfida hapëse e javës së 13-të, që do të luhet në “Egnatia Arena” në ora 14:00. Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë Dinamo City – Partizani, në ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Teuta – Skënderbeu në “Niko Dovana”.
Sakaq, të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Në ora 14:00, Laçi pret AF Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant ndërsa takimi mbyllës i javës do të luhet mes Tiranës dhe Bylisit në ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top