New York Times publikon sondazhin përfundimtar, por e pranon se Trump do të nënvlerësohet prapë

Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times në bashkëpunim me Siena College kanë sjellë sondazhet përfundimtare nga shtatë shtetet kyçe në këto palë zgjedhje.


NYT është e njohur për sondazhet e vazhdueshme që i publikon përgjatë fushatës presidenciale në SHBA. Para pak ditësh, kjo gazetë publikoi sondazhin përfundimtar të votës popullore, duke e vënë garën në barazim midis Donald Trump dhe Kamala Harris.

 

Por, vota popullore nuk e përcakton presidentin në SHBA. Për këtë, NYT i zhvilloi anketat matëse edhe në shtatë shtetet që po konsiderohen kyçe këtë vit: Arizona, Georgia, Michigan, North Carolina, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Sipas matjes përfundimtare të NYT, Kamala Harris udhëheq në Georgia (+1), në Wisconsin (+2), në Nevada (+3) dhe në North Carolina (+2).

Në anën tjetër, Donald Trump fiton vetëm në Arizona me 4% dallim, ndërsa Pennsylvania dhe Michigan janë barazim mes kandidatëve. Po të dalë i saktë ky anketim, Harris do ta fitonte garën me së paku 274 pikë elektorale.


Sidoqoftë, vetë New York Times e pranoi që votuesit e ish-presidentit Trump janë shumë më të tërhequr dhe më hezitues për të folur me anketues. Kështu, NYT paralajmëron se sondazhi mund të ketë gabime të mëdha sikur në dy palë zgjedhjet e fundit dhe Trump sërish të nënvlerësohet nga anketat.

 

Kur jemi te gabimet e NYT, në zgjedhjet e kaluara sondazhi përfundimtar i kësaj gazete e vendoste Biden përpara në Pennsylvania me 6 pikë dallim, ndërsa rezultati përfundimtar ishte Biden +1,2 pikë. Në North Carolina, NYT parashikonte fitore me 3 pikë dallim për Biden, ndërsa Trump fitoi aty me 1,5 pikë. Gabime pati edhe në shtetet tjera.

Siç mund të vërehet, ish-presidenti Trump historikisht nënvlerësohet nga sondazhet, duke shkaktuar befasi kur performon mirë në rezultatet përfundimtare në shtetet me rëndësi. Mbetet të shihet nëse kjo tendencë do të përsëritet edhe nesër.

 

Rekomandime
...

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti mësuesit janë të nëpërkëmbur, s’mund të vazhdohet kështu

  • 04/11/2024 | 12:04
...

Zëdhënësi i BE’së: Themelimi i Asociacionit është obligim i paplotësuar i Kosovës

  • 04/11/2024 | 11:50
...

New York Times publikon sondazhin përfundimtar, por e pranon se Trump do të nënvlerësohet prapë

  • 04/11/2024 | 11:05
...

Njoftimi i fundit nga IKSHPK për manganin: Uji nga Liqeni i Badocit ende nuk bën të pihet

  • 04/11/2024 | 10:41
Më të fundit
...

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti mësuesit janë të nëpërkëmbur, s’mund të vazhdohet kështu

  • 04/11/2024 | 12:04
...

Zëdhënësi i BE’së: Themelimi i Asociacionit është obligim i paplotësuar i Kosovës

  • 04/11/2024 | 11:50
...

Shukri Buja në Hagë si i dyshuar dhe si dëshmitar, avokati: S’duhet të detyrohet të japë dëshmi

  • 04/11/2024 | 11:43
...

New York Times publikon sondazhin përfundimtar, por e pranon se Trump do të nënvlerësohet prapë

  • 04/11/2024 | 11:05
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top