4 ditë në spital, çfarë dihet për gjendjen e Berlusconit

Silvio Berlusconi vazhdon të jetë i shtruar në spital për të katërtën ditë radhazi në spitalin Raffaele të Milanos.

Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian dhe koordinatorit të parties, “Forza Italia”, Antonio Tajani, “ka kaluar një natë të qetë, vazhdon të marrë trajtim me antibiotikë dhe ai vetë tha se ndihet mirë”.

Në krah të politikanit italian, i cili po lufton kundër leucemisë, por edhe një infeksioni në mushkëri, vazhdon të jetë partnerja e tij Marta Fascina. Për momentin, sot nuk pritet të dalë asnjë njoftim mjekësor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top