Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.
Situata më e rënduar vijon në Gojan-Gjegjan të Pukës, ku operojnë rreth 190 forca në terren, Ndërhyrja vijon edhe në Tenë të Mirditës, Dukat të Vlorës, Malin e Dajtit dhe Bërshi të Klosit.
Në disa prej këtyre zonave zjarret janë me intensitet të ulët ose janë izoluar pjesërisht dhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Shtuf të Mirditës, zjarri mbetet aktiv, ndërsa terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.