“30 mln € të vjedhura nga taksat”/ Këlliçi-Policisë: Arrestoni Veliajn jo protestuesit!

Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje Policisë të arrestojnë kryebashkiakun Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranë, Këlliçi është shprehur se policia duhet të ndalojë dhunën dhe arrestimin ndaj protestuesve, dhe të arrestojë hajdutët që fshihen pas aferës “5D”, përmes së cilës kanë vjedhur 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Këlliçi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i policisë së shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderura efektivë të policisë së shtetit, efektivë të policisë bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë më ju përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për ti shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës Erjon Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pikata e pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për ti shërbyer biznesit privat të drejtorit të policisë së Tiranë Ermal Kapllanaj. U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e bashksië së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e bashkisë Tiranë është e mbyllur është e lidhur me zinxhirë….

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top