3 të vdekur nga moti i keq në Itali, gjendje e jashtëzakonshme në Toskana

Vijon vala e motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje, teksa në Toskana, zona më e prekur nga moti i keq, raportohen dhe tre viktima.

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër.

Një zjarrfikës në Veneto është shpallur i humbur pasi e mori rrjedha e uji teksa po vendoste thasë me rërë për të penguar përmbytjen e banesës së babait të tij.

Lumenjtë po arrijnë në kuota maksimale dhe shumë shpejt dalja e tyre do ta përkeqësojë më tej situatën pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë dhe në orët në vijim.

Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top