29 mars 2023/ Parashikimi i motit: Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në vendin tonë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit, kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Kjo krijon mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes. Ato do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top