28 mars 2023/ Parashikimi i motit për territorin e vendit tonë

Territori shqiptar gjatë mëngjesit do të mbetet me vranësira të shpeshta. Ato parashikohet të sjellin momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore dhe lindore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Por orët në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Kjo do të sjellë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë. Më të fokusuara ato do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top