26-vjeçarja mbyt të atin me tel “Ishte fanatik, nuk më linte të vishesha si doja”

Një ngjarje tronditëse me përmasa tragjike është regjistruar në fshatin Frashër të Fierit, mbrëmjen e së mërkurës, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë të atin duke e mbytur me tel. Pas aktit kriminal, ajo tentoi ta paraqiste ngjarjen si aksidentale, por hetimet zbuluan të vërtetën makabre.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, në orët e vona të mbrëmjes, vajza e re, e identifikuar si Emanilda Rama, telefonoi shërbimet e emergjencës dhe raportoi: “Babai është rrëzuar në tualet dhe ka ndërruar jetë”.

Por shenjat në trupin e viktimës, të ndjerit Anesti Rama, 56 vjeç, ngritën dyshime të menjëhershme tek mjekët ligjorë, të cilët evidentuan gjurmë mbytjeje në qafë, të shkaktuara nga një objekt në formë teli apo litari. Përballë këtij fakti, vajza pranoi autorësinë e krimit dhe rrëfeu shkakun e konfliktit: marrëdhënia e tensionuar me të atin, të cilin e përshkroi si fanatik, që sipas saj, “e kontrollonte në mënyrën si vishej dhe i kufizonte lirinë personale”.

Pas krimit, Emanilda ka tentuar të fshihte gjurmët së bashku me nënën e saj, e cila sipas hetuesve, dyshohet si bashkëpunëtore, ndonëse nuk ka ende një akuzë të ngritur formalisht ndaj saj. Të dyja gratë, sipas burimeve policore, kanë pastruar trupin e viktimës përpara se të lajmëronin policinë. Nën hetim tashmë është edhe nëna, 53 vjeç, e cila ndodhet e shoqëruar në komisariatin e Fierit në pritje të vendimit të prokurorisë mbi përfshirjen e saj.

Nga dëshmia e dhënë para grupit hetimor, vajza ka pranuar aktin dhe ka deklaruar se kishte pasur debate të vazhdueshme me të atin për çështje veshjeje dhe lirie personale, por edhe për motive financiare, duke thënë se ai “nuk i jepte para sa herë i kërkonte”.

Një familje në krizë të zgjatur

Familjarët e viktimës konfirmojnë se marrëdhëniet mes bashkëshortëve kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Ferdinant Rama, vëllai i viktimës, tha për mediat se për afro 2 vjet e gjysmë nuk kishte pasur kontakt me Anestin, sepse “nuk na linte ajo të flisnim me të”. Ai shprehet se kishte dijeni për përçarjet brenda familjes dhe se bashkëshortja e viktimës kishte kërkuar më herët që “ta merrnin vëllain dhe ta mbanin vetë, se ajo nuk e donte më”.

Edhe kushëriri i viktimës, Edmond Rama, konfirmoi se në shtëpinë e çiftit kishte pasur konflikte të përsëritura ndër vite, për të cilat policia ishte paraqitur në banesë më shumë se dhjetë herë.

Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizë të plotë mjeko-ligjore, që pritet të konfirmojë mjetin dhe mënyrën e përdorur për vrasje. Ndërkohë, grupi hetimor ka shoqëruar disa persona të tjerë që lidhen me familjen Rama, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me bashkëpunim apo iniciativë të vetme të autores.

Emanilda Rama u arrestua në flagrancë, ndërsa nëna e saj qëndron ende në komisariat si person nën hetim.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të fshatit Frashër dhe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për degradimin e një familjeje në hije, derisa përplasjet mes brezave prodhuan një nga krimet më të rëndë të kohëve të fundit

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top