Mund të kishte qenë Sylvinho kundër De Biasi: Azerbaixhani rivali i fundit i Shqipërisë para Euro 2024

 

Imagjinata futet në lojë në këtë rast. Do të kishte qenë e bukur të shihje përballë dy trajnerë që e kanë dërguar Shqipërinë në finalet e një kampionati Europian. Gianni De Biasi në Francë 2016 dhe Sylvinho në Gjermani 2024. Vetëm se kjo nuk është e mundur, pasi në nëntor të viti të kaluar ish-tekniku kuqezi mbylli kontratën me Azerbaixhanin, kundërshtarin e fundit të kuqezinjve para Euro 2024, pa e rinovuar. Pas dakortësisë për të luajtur një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin, Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën e Azerbajxhanit për të zhvilluar një tjetër miqësore në muajin qershor, para nisjes së Kampionatit Europian në Gjermani.

PRECEDENTËT

Ndeshja miqësore me Azerbajxhanin do të luhet më datë 7 qershor. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave, teksa Shqipëria numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje kundër Azerbajxhanit.

MIQËSORET KUQEZI PARA EUROPIANIT

Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë dy takime miqësore në muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin më datë 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa tre ditë më vonë më datë 25 mars, Kombëtarja do të luajë me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.

Lexo më tejZyrtarizohet sfida me dy herë fituesit e Kupës së Amerikës: ja data dhe vendi i miqësores

Në muajin qershor Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore. E para me Lihtenshtejnin më datë 3 qershor, ndërsa takimi i fundit miqësor para nisjes së Europianit do të jetë ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor.

KALENDARI NË GJERMANI

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Euro 2024 më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top