Video/ Indrit Tuci fundos Galatasaray, Sparta avancon me poker: Roma fiton 1/8 e Europa League pas penalltive

Penalltitë u deshën për të vendosur skuadrën e fundit të kualifikuar në 1/8 e Europa League, pas ndeshjeve të kthimit të playoff. Roma tregohet më e saktë nga pika e bardhë, me Svilar protagonist me dy pritje. Avancon pa probleme Marseille, që shkatërron 3-1 Shakhtar Donetsk. Fitore e madhe e Sparta Pragë e udhëhequr nga Qazim Laçi, në fitoren 4-1 ndaj Galatasaray. 90 minuta për mesfushorin, ndërsa Indrit Tuci u fut nga pankina, por shënoi golin që e dha avantazhin 2-1 çekëve. Në 1/8 shkon edhe Sporting, që barazoi në shtëpi kundër Young Boys, duke shfrytëzuar fitoren në ndeshjen e parë në Zvicër.

ROMA 1-1 FEYENORD (2-2) (5-3 penallti)

Duhen penalltitë për t’i dhënë Romës kualifikimin në raundin e 1/8 të Europa League: 5-3 kundër Feyenoord. Roma e nisi keq e pas 5′ e pa veten në disavantazh. Në zonën verdhekuqe Nieuwkoop goditi keq, por rastësisht e dërgoi topin drejt Gimenez i cili mposhti me shpatull Svilar. Skuadra e De Rossit megjithatë nuk u dorëzua, kontrolloi lojën dhe në minutën e 15′ barazoi me kapitenin Pellegrini. Mesfushori mori topin në hyrje të zonës nga El Shaarawy dhe me një goditje preçize mposhti Wellenreuther. Në pjesën e dytë skenari i ndeshjes nuk ndryshoi. Roma kërkonte zotërimin e topit, ndërsa holandezët u fokusuan te kundërsulmet. Koha e rregullt përfundoi 1-1, rezultat i njëjtë me ndeshjen e parë. Në kohën shtesë, pak shanse nga të dyja palët. Gjithçka u vendos me penallti. Svilar priti dy, tek Roma vetëm Lukaku gaboi, por verdhekuqtë janë në 1/8, ndërsa Feyenoord kthehet në shtëpi.

MARSEILLE 3-1 SHAKHTAR DONETSK (5-3)

Marseille e Gasset u kualifikua, duke mposhtur Shakhtar 3-1, ndërkohë që kishte barazuar 2-2 në ndeshjen e parë. Një sukses që për OM erdhi me përmbysje. Sudakov, në fakt, shënoi penalltinë në minutën e 12′ që i dha epërsinë ukrainasve. Aubameyang barazoi në minutën e 23′ e pastaj tekniku francez nxorri xholin nga pankina. Në minutën e 64′ hyri në fushë Sarr dhe duke përfituar nga asisti i ish-lojtarit të Arsenal në minutën e 74′ mposhti Riznyk. Kaluan 7 minuta dhe ish-mesfushori i Inter Kondogbia, me një goditje të fortë shënoi golin e 3-1, që mbylli ndeshjen në Vélodrome.

SPORTING CP 1-1 YOUNG BOYS (4-2)

Pas 3-1 në Bernë, për Sporting kalimi në turin tjetër u duk thjesht një formalitet. E në fakt në Lisbonë ndaj Young Boys përfundoi 1-1, rezultat i cili padyshim kualifikoi portugezët. Gyokeres hapi lojën, duke shënuar golin e tij të 29 në 32 ndeshje të sezonit në minutën e 13′. Më pas suedezi humbi një penallti në minutën e 57′ dhe zviceranët e shfrytëzuan për të barazuar në minutën e 84′, sërish nga pika e bardhë, me Ganvoula. Young Boys i mbeti pak kohë për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë dhe kështu Sporting mund të festojë. Kështu, Portugalia dërgon dy skuadra në raundin e 1/8 të Europa League.

SPARTA PRAGUE 4-1 GALATASARAY (6-4)

Pas 3-2 të marrë me shumë përpjekje në Turqi, Galatasaray pësoi një harakiri dhe humbi turpshëm 4-1 në Pragë kundër Spartës. Preciado kaloi çekët në epërsi në minutën e 8′ dhe menjëherë rivendosi gjithçka në nivele të barabarta. Bardakci u dha sërish epërsi turqve në rezultatin e përgjithshëm me golin e barazimi. Sparta reagoi me furi dhe pas golit të anuluar të Kuchta për pozicion jashtë loje, çekët shënuan dy gola në gjashtë minuta. Indrit Tuci (74′) dhe Haraslin (80′) çmendën tifozët në Pragë, ndërsa në minutën e 96′ ishte Kuchta që fiksoi pokerin që shkatërroi Galatasaray, kur skuadra e Buruk ishte derdhur përpara për të kërkuar golin që do ta çonte ndeshjen në kohën shtesë.

Europa League Knockout Round Play-offs

Marseille 3-1 Shakhtar Donetsk (5-3)
Roma 1-1 Feyenoord (2-2)
Sparta Prague 4-1 Galatasaray (6-4)
Sporting CP 1-1 Young Boys (4-2)

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top