22 Nëntori festë kombëtare/ Rama thumbon Kurtin: Unë e dëgjoj presidentin …

Nga viti i ardhshëm 22 Nëntori do të jetë një ditë pushimi. Lajmi u bë i ditur në Samitin e tretë të Diasporës, ku 22 Nëntori, që është dita e Alfabetit do të jetë një ditë pushimi, ndërkohë që propozimi u dha fillimisht nga presidenti Bajram Begaj, dhe më pas u konfirmua nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit kërkoi që edhe Kosova ti bashkohej një nisme të tillë, pasi Maqedonia e ka shpallur më herët këtë datë një festë kombëtare.

“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të ftymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferri, i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama gjatë fjalës së tij në samitin e tretë për diasporën.

Në samitin që po mbahet prej dy ditësh në Tiranë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm. Në vendin e tij Kosova prezantohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij përgjatë takimit të sotëm, Rama tha se shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik.

“Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare, Lorik Cana e me radhë. Janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe i kanë arritur në maja të ndryshme të botës, por të përbashkët kanë fuqinë për ti shkuar deri në fund me çdo çmim realizmit të ëndrrës së tyre. Keta janë ata që ne njohim, por sa janë të panjohurit që në jetën e tyre kanë bërë të mundur atë që mundësitë e tyre nuk ua këshillonin ta kërkonin se ishte e pamundur.

Nëse ka një mësim nga suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr sado e madhe kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme përderisa e shohin, por sa janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguajeni të gjithë kostot e asaj përpjekje, te ngrihen nga gjitha rrëzimit, ti rezistojnë gjitha lodhjeve dhe zhgënjimeve në atë rrugë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top