Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka dëshmuar për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme lidhur me ngjarjet e “21 janarit”. Pas daljes nga SPAK, Kuliçaj foli shkurtimisht për gazetarët ku tha se ka dhënë shpjegime për ptë gjitha veprimet e policisë në ditën e protestës së 21 janarit të vitit 2011. Ai nuk dha më shumë detaje, sipas tij, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.