Sulm me armë në SHBA, dy nxënës të vrarë (Pamje të rënda)

Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u plagosën për vdekje të premten nga persona të armatosur në Çikago të SHBA.

Ndërsa po dilnin nga shkolla me katër shokë të tjerë të klasës, pranë tyre u ndalën dy makina dhe personat me kapuç dolën dhe hapën zjarr ndaj tyre, sipas raportimit të gazetës Chicago Tribune.

Dëshmitarët okularë thanë se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një oficer policie që mbërriti më vonë në vendngjarje e quajti atë një “pritë vdekjeje”. Sipas Channel3 Noë, studentët u identifikuan si 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.

“Dy studentët u dërguan në spitalin Northëestern Memorial në gjendje kritike pas plagëve të marra”, tha zëvendës shefi i policisë John Hine.

Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top