Rita Ora shkëlqen me dukjen elegante dhe performancën e saj në Javën e Modës në Paris

Rita Ora dukej mahnitëse teksa performoi për “Audemars Piguet” dhe “Tamara Ralph” si pjesë e Javës së Modës në Paris të enjten.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore shkëlqeu në një paraqitje gjatë Javës së Modës në Paris të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 33-vjeçare veshi një fustan të zi elegant të ngushtë me shpinë të hapur, i plotësuar me detaje argjendi dhe një fjongo dramatike, ngjyrë rozë të nxehtë që shkonte përgjatë dyshemesë.

Ajo mbante gjithashtu një palë doreza të gjata dhe ngriti lartësinë e saj me një palë taka.

Për të kompletuar pamjen e saj elegante, flokët e Ritës ishin të mbledhur mbrapa me një kokore të zezë dhe të stiluar në kacurrela të bollshme.

Rita, e cila kishte qenë në Paris për disa ditë duke shijuar Javën e Modës, këndoi një version akustik të hitit të saj “Anywhere” gjatë ngjarjes.

Së fundmi, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban për ripërpunimin e këngës “Shape Of Me”, e cila do të publikohet këto ditë.

Ajo ka treguar kënga në fjalë është një frymëzim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, dhe iu dedikohet të gjitha grave në përgjithësi.

 

    

Kënga “Shape Of Me” ka qenë pjesë e albumit të tretë të Ritës, “You and I”, i cili është publikuar në korrik të vitit 2023 dhe është pritur tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top