2 nëntori shpallet nga qeveria ditë zie kombëtare në nderim të Fatos Nanos

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të premte që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor 2025 në nderim të ish-kryeministrit, Fatos Nanos i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Këshilli i Ministrave shton se të dielën të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.

08:30 – 11:00 – Homazhe publike
11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë këtë të premte nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top