E ofendoi indirekt, Osimhen shpërthen kundër menaxherit të Kvara: “Idiot, copë plehre!”

Ashtu siç pritej, ka mbërritur përgjigja e Victor Osimhen ndaj menaxherit të Khvicha Kvaratskhelia. Mamuka Jugeli, që të marten, foli për të ardhmen e nigerianit, duke thënë se me siguri do të largohet nga Napoli në verë, duke e ofenduar indirekt. E përgjigja e Osimhen ishte e ashpër. Një tjetër rast i nxehtë e një tjetër problem për Napolin: “I dashur Mamuka Jugeli – ka shkruar Osimhen në profilin e tij në Instagram – je një copë plehre dhe një turp. Më vjen turp nga mënyra jote e të menduarit o idiot! Mbaje emrin tim larg nga goja jote!”.

ÇFARË THA JUGELI

Për të kontekstualizuar fjalët e Osimhen, duhet kthyer te intervista që Jugeli i ka dhënë bashkatdhetarit të tij Tsotne Klinkladze për Sport1 Georgia. Në bisedë menaxheri i Kvara tha fjalë për fjalë: “Osimhen ka nënshkruar një kontratë të re, por a mendoni vërtet se do të luajë për Napolin gjatë gjithë karrierës së tij? Po e them tani, ai do të shkojë të luajë në Arabinë Saudite në verë. Napoli e rriti kontratën e Osimhen, por Khvicha nuk do të pranonte një transferim te sauditët edhe nëse do t’i ofronin një miliardë euro. Ai ndoshta do të pranonte të luante për Real Madrid, Bayern Munich, Barcelonën ose Manchester City. Khvicha ka vullnet dhe objektiva të tjerë. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm, dhe ai tashmë po e arrin”.

 

MESAZHI PËR NAPOLIN

Fjalë të rënda, që nënkuptojnë një luftë të brendshme, të lidhur me çështjet kontraktuale, me dëshirën për të peshuar rinovimin e kontratës së Osimhen duke e krahasuar atë me situatën e klientit të tij. Gjeorgjiani ende sot ka një pagë identike me atë të rënë dakord në kohën kur mbërriti te Napoli, që është 1.5 milionë në sezon. Shumë larg nga 10 që përfiton tashmë nigeriani. Një mesazh, ai i Jugeli, mbi të gjitha për shoqërinë, duke përdorur Osimhen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top