Sot shënohet përvjetori i 16-të i tragjedisë së Gërdecit. Shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve, i mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë në mesditën e 15 marsit të vitit 2008. Ngjarja shënon një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit e ndërsa mbetet ende i freskët kujtimi i hidhur në memoriet e banorëve të Gërdecit.
Këta të fundit ende kërkojnë drejtësi për jetët e humbura të familjarëve të tyre teka akoma asnjë zyrtar nuk është pas hekurave. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur ish-ministrin e mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.
Gjithashtu SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje lidhur me çështjen janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.