Fëmijët e Dodik non grata nga SHBA, reagon e bija: Nuk ka privilegj më të madh se të jesh në atë listë

Vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, e cila bashkë me të vëllanë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me vendimin. Përmes një postimi në platformën X, Gorica Dodik me nota ironike ka falenderuar ambasadën amerikane, teksa shkuan se për të nuk ka privilegj më të madh se sa të jetë në listën e zezë. “Faleminderit shumë, nuk ka privilegj më të madh në këtë ditë dhe kohë se sa të jesh në listën tuaj të zezë, është prova se ne nuk jemi agresorë dhe kriminelë si ju. Duart tuaja janë me gjak deri në bërryla, kushdo që ju mbështet ju është bashkëpunëtor në krimet tuaja të tmerrshme rreth botës. E vërteta është se ju udhëhiqni korrupsionin në të gjithë botën përmes kompanive të ndyrshme dhe ata që nuk iu binden i quani kriminelë. Përshëndeteni presidentin tuaj pedofil, djalin e tij të droguar dhe të afërmit e tij të shumtë”, shkuan Gorica Dodik.

 

 

 

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top