“150 euro për provim”/ Kreu i Sindikatës: Situatë e turpshme

Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Peter Saraçi ka reaguar për rastin e rektores së universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi. Kjo e fundit është shpallur në kërkim për korrupsion. Saraçi tha se senati i universitetit të Shkodrës duhet të ishte mbledhur me urgjencë dhe të distancohej nga rasti flagrant i shpërdorimit të detyrës nga Golemi. Ish-rektorja, në bashkëpunim me një tjetër pedagoge, merrte nga 150 euro për të kaluar studentët në provim.

Lidhur me këtë rast Saraçi ka thënë se ish-rektorja duhej të ishte dorëzuar.

“Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde. Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa. Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues të institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top