14 viktima, Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi të premten e 2 nëntorit si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.

Pas përfundimit të kërkimit, Serbia ka shpallur 2 nëntorin ditë zie pas tragjedisë së ndodhur, ndërsa kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriç shpalli tre ditë zie në atë qytet.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe se ky ishte bilanci përfundimtar i viktimave, ndërkohë që nuk janë identifikuar”, deklaroi Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.

Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit ishin poshtë teksa po prisnin në një stacion autobusi, në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë shtatë vjeç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

Në shenjë respekti qytetarët u mblodhën në Sheshin e Lirisë në qendër të Novi Sadit, duke lënë lule dhe duke ndezur qirinj.

Flamujt e Republikës së Serbisë, të Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe të qytetit të Novi Sadit janë ulur në gjysmështizë, raportojnë mediat serbe

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top