14 vatra zjarri në vend në 10 orët e fundit

Gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, njoftuan autoritetet. ‘Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë operacionet në terren me 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 helikopter dhe 1 avion ‘Air Tractor’ të Forcës Ajrore’, tha Agjencia për Media dhe Informim.

‘Ndërhyrjet janë përqendruar në Dajt, Mallakastër, Elbasan, Libohovë, Dropull, Selenicë dhe Skrapar.

Situata më problematike paraqitet në Mallakastër, ku po punohet intensivisht për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në të gjitha vatrat e tjera operacionet vijojnë, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në koordinim me të gjitha strukturat përgjegjëse, vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit’.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top