12 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi droge në Meksikë

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një klinikë rehabilitimi nga droga në Meksikën qendrore. Zjarre të tjera ose sulme vrasëse janë regjistruar kohët e fundit në qendrat e varësisë nga droga që nuk kontrollohen nga autoritetet. Këto struktura shpesh bëhen shënjestra për kartelet e drogës për të rekrutuar anëtarë – në disa raste, nëse të varurit nga droga rezistojnë, ata ekzekutohen.

Zjarri shpërtheu në komunën e San José Iturvide. Anëtarët e shërbimit të hetimit penal dhe zyra e prokurorit të shtetit po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm të tragjedisë.

Trupat u transferuan në shërbimin mjeko-ligjor dhe të plagosurit janë shtruar në spital. Në prill, një sulm ndaj një klinike rehabilitimi nga droga në shtetin Sinaloa (veriperëndim) rezultoi në vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Një zjarr në një qendër rehabilitimi nga droga në Meksikë në shkurt vrau pesë pacientë dhe detyroi evakuimin e dhjetëra të tjerëve. Shteti i Guanajuato është një qendër e rëndësishme industriale, ku ndodhen fabrikat e prodhuesve kryesorë të automobilave (Mazda, Toyota), si dhe destinacione të njohura turistike.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ajo është e shkatërruar nga dhuna, veçanërisht për shkak të konflikteve të pamëshirshme midis Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco – një nga bandat më të fuqishme meksikane – dhe kartelit lokal Santa Rosa de Lima, si për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës ashtu edhe për kontrabandën e karburantit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top