111 të arrestuar nga protestat e dhunshme në Paris

Policia ka arrestuar 111 persona në protestën kundër reformës së pensioneve në Francë, njoftuan autoritetet.

Punonjësit e sektorëve të arsimit, energjisë dhe transportit dolën në grevë kundër reformës së pensioneve të qeverisë në gjithë vendin.

LEXO EDHE:
Gjermania mbyll kapitullin me Covid-19, ministri i Shëndetësisë: Tejkaluam me sukses pandeminë

Ndërkaq, demonstrata kundër reformës u mbajtën në 370 lokacione në vend, veçanërisht në kryeqytetin Paris dhe Marsejë.

Momente të tensionuara në Paris

Herë pas here kishte momente të tensionuara mes policisë dhe protestuesve në demonstratën e Parisit.

Jean-Luc Melenchon, ish-kandidat presidencial nga partia Franca e Papërkulur (LFI), gjithashtu mori pjesë në demonstratë.

Demonstruesit mbanin një model me kokën e presidentit francez Emmanuel Macron në një kosh riciklimi.

Kur grupi mbërriti para restorantit “La Rotonde”, i cili është konsideruar si një nga vendet e preferuara të presidentit Macron, u ngritën tensione mes policisë dhe demonstruesve. Macron kishte festuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në këtë restorant.

Po ashtu, disa demonstrues në kryeqytet hodhën gurë dhe ngjyrë drejt policisë, thyen xhamat e një banke dhe një dyqani dhe u vunë flakën disa pronave publike. Policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Në protestën në Paris kishte edhe të plagosur në mesin e demonstruesve.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha në Twitter se 154 pjesëtarë të forcës së sigurisë janë plagosur dhe 111 persona janë arrestuar në demonstratat në gjithë vendin deri më tani.

Gjersa sindikatat njoftuan se rreth 2 milionë njerëz morën pjesë në protestat në gjithë vendin, ata u bënë thirrje francezëve të dalin në rrugë dhe të mbajnë grevë përsëri më 13 prill.

Sipas të dhënave të Ministrinë e Brendshme, cituar nga mediat franceze, në demonstratat në gjithë Francën kanë marrë pjesë 570 mijë persona.

Plani i reformës së pensioneve, burim i tërbimit popullor

Qeveria zbuloi projektin e reformës në janar dhe parlamenti filloi shqyrtimin dhe debatimin e projektligjit muajin pasardhës.

Punëtorët dhe sindikatat kanë shprehur që atëherë zemërim në rritje duke mbajtur demonstrata dhe greva kundër reformës, e cila përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 deri në vitin 2030, duke kërkuar po ashtu të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për një pension të plotë.

Tensionet politike dhe sociale u rritën kur presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të përdorin kompetenca të veçanta kushtetuese – Neni 49.3 – më 16 mars, për t’ia hapur rrugën planit pa miratimin e parlamentit.

Vendimi u nxit nga frika se ligjvënësit do të mund të bllokonin reformat pasi qeveria nuk ka shumicë absolute në legjislaturë.

Protestat më pas u shndërruan në dhunë kur grupet e dhunshme depërtuan në parada në gjithë vendin dhe policia u kritikua për arrestime arbitrare dhe përdorim joproporcional të forcës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top