10 vite nga aksidenti i Michael Schumacher, më në fund një dokumentar do të zbulojë çfarë po ndodh me të

Në dhjetor bëhen 10 vite nga aksidenti tragjik që pësoi legjenda e Formula 1 Michael Schumacher.

Që prej asaj kohe, askush nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës, pasi familja e tij ka ruajtur një privatësi totale.

Megjithatë, duket se pas 10 vitesh, tifozët e gjermanit do munden më në fund të mësojnë detaje të reja mbi të. Kjo pasi, Schumacher do të jetë fokusi i një dokumentari të ri që pritet të publikohet këtë dhjetor.

Dokumentari i ri me pesë pjesë që do të transmetohet në Gjermani dhe pritet të ofrojë detaje të reja nëntë vjet pasi u raportua se ai u zgjua nga koma e shkaktuar nga mjekësia. Transmetuesi gjerman ARD do të prodhojë serialin e ri, dy vjet pas një dokumentari të Netflix për familjen e tyre ku protagoniste ishte gruaja e tij Corinna.

 

Më herët, ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt ishte i fundit që ka dhënë informacionet e fundit për legjendën e F1, teksa tha se vitin e kaluar kanë parë gara së bashku në TV.

Todt i tha gazetës italiane Corriere della Sera vitin e kaluar: “Le ta lëmë atë të qetë. Ne respektojmë dëshirat për privatësi të Corinna-s dhe fëmijëve të saj, megjithëse e dimë sigurisht që aksidenti pati pasoja. Por kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë. Unë shkoj gjithmonë ta shoh atë. Ai dhe familja e tij janë familja ime.”

Timo Glock, një ish-pilot i F1, i cili ishte i afërt me Schumacher ka folur gjithashtu për gjendjen e tij dhe tha se privatësia duhet të mbetet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top