Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të qytetarit me inicialet I.K., 42 vjeç.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, pas kërkimeve intensive të zhvilluara në terren nga strukturat përkatëse.
Autoritetet po vijojnë procedurat ligjore dhe verifikimet e nevojshme, ndërsa janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës për t’i informuar mbi hapat e mëtejshëm.