1 orë marrje në pyetje/ Xhelal Mziu del nga ambientet e SPAK: Isha si person në dijeni

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Mziu u paraqit në SPAK rreth një orë më para ku u pyet nga prokurorët për hetime në lidhje me abuzimin me tendera.

Mziu është thirrur në SPAK me fletëthirrje nga prokurori Elvin Gogaj për dy tendera pastrimi kur ka drejtuar bashkinë Kamëz. Ndërsa kur doli nga dyert e SPAK, theksoi se ishte thirrur si person në dijeni.

“Ishte thjeshtë një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person në dijeni”, tha Mziu.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top