Seferi feston 27 vjetorin e lindjes, dhuratën pas Moldavisë

Një ditëlindje e festuar në një mënyrë tepër të veçantë për sulmuesin Taulant Seferi. Entuziazëm dhe shumë humor në kampin kuqezi, me urimet që shkojnë të gjitha për sulmuesin, sot 27 vjeç. Në një video të shfaqur në rrjetet sociale nga Arbnor Muja, Seferi ka mbajtur fjalimin e rastit. Dhe dëshira e shprehur prej tij është se dhuratën e dëshiron pas ndeshjes me Moldavinë. Një dëshirë që nënkupton kualifikimin në “Gjermani 2024”.

“Gjermania o vllazën, nuk është si përpara”, këndoi Seferi, një këngë që tashmë është bërë hit në grumbullimet e Kombëtares. Nuk kanë munguar batutat dhe humori… Fillimisht sulmuesi ka deklaruar para shokëve të tij se me këtë këngë dëshiron të përshëndesë portierin Berisha, e më pas ka nisur të këndojë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top