Drejt finales së Europa League: Juventus përballë ekspertëve të turneut, Roma kërkon të kalojë në Leverkusen

Akti i parë i gjysmëfinaleve të Europa League për katër skuadrat e mbetura në lojë. Juventus, Roma, Sevilla e Bayer Leverkusen sonte do të tentojnë të vendosin të paktën një dorë drejt finales në Budapest. Sevilla dhe Bayer Leverkusen do të mundohen të evitojnë një finale tërësisht italiane. Spanjollët po kalojnë një sezon të komplikuar, skuadra renditet në mes të tabelës pasi ka qenë edhe në zonat e poshtme. Por në të njëjtën kohë Sevilla është mbretëresha e kompeticionit, një trofe i fituar gjashtë herë nga viti 2005 deri në vitin 2020. Herën e fundit, andaluzianët e kanë ngritur trofeun në finale kundër Interit.

CHAMPIONS, PËRMES EUROPA LEAGUE
Për Juventus është një ndeshje thelbësore nga të gjitha këndvështrimet, për të tashmen dhe për të ardhmen. Bardhezinjtë, sot, nuk kanë siguri për pjesëmarrjen e radhës në Champions dhe duhet të përpiqen domosdoshmërisht të fitojnë Europa League. Në këtë mënyrë do të kenë të sigurt pjesëmarrjen në kompeticionin që garanton të ardhmen më të mirë të shoqërisë. Allegri, pas humbjes në finalet e Champions League në 2015 dhe 2017 kundër Barcelonës dhe Real Madrid, gjen një tjetër spanjolle në rrugë. Sevilla është e aftë për çdo gjë në aspektin pozitiv dhe negativ. Bardhezinjtë janë favoritë, por në anën tjetër është një ekip që shkëlqen në këtë kompeticion.

Në krye të sulmit do të jetë Vlahovic, i galvanizuar nga golat ndaj Lecce dhe Atalanta, i mbështetur nga Di Maria, lojtari plus në Europa League. Suso mungon në radhët e spanjollëve për shkak të dëmtimit, ndërsa pankina është paralajmëruar për Lamela dhe Papu Gomez.

ROMA, PARA TESTIT BAYER
Rrezik gjerman, ndërkohë, për Mourinho. Portugezi është në gjuetinë e kupës së gjashtë në karrierën e tij, i vetmja që ka fituar tre kupat evropiane në vitet e fundit, Champions, Europa League dhe Conference League. Roma është në gjysmëfinalen e tretë në tre sezonet e fundit dhe për t’i rrëmbyer kualifikimin për në Budapest, duhet të largojë Bayer Leverkusen. Mourinho i frikësohet kundërsulmit gjerman dhe ankohet për dëmtimet e shumta. Dyshimi i madh është Paulo Dybala, jo në maksimumin e tij dhe që me siguri do të startojë nga pankina. Formacioni është praktikisht i detyrueshëm dhe Special One tundohet nga ideja për dy qendërsulmues: Belotti me Abraham. Mes gjermanëve asgjë për të bërë për Schick, në infermieri për shkak të dëmtimit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top