Tani është zyrtare: konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge dhe Clearlake Capital Group, ka përfunduar blerjen e Chelsea FC. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për mediat në faqen e klubit. “Operacioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria angleze, Premier League dhe autoritetet e tjera të përfshira”, thuhet në tekstin që, pas 19 vitesh, mbyll epokën e Abramovich te Chelsea. “Boehly do të mbajë postin e kryetarit të holding-ut”, vijon teksti.

Më pas janë dhënë disa detaje të tjera mbi marrëveshjen dhe mbi pronësinë e re të Blues. “Konsorciumi përfshin gjithashtu Hanjorg Wyss, themeluesin e Wyss Foundation dhe Mark Walker, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Capital – vazhdon shënimi -. Walter dhe Boehly janë pronarë të Los Angeles Dodgrs, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Spark”. “Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge”, përfundon teksti, duke dhënë gjithashtu disa tregues për hapat e ardhshëm, pas përfundimit të shitjes së kompanisë.