Kryeministri Edi Rama u ndal te blerja e votave në Shqipëri, gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel më dy zyrtarët e lartë të BE, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell si dhe Komisionerin Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Dy zyrtarët e BE-së kërkuan që Shqipëria të zbatojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin tek akuzat e shumta për blerje votash në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama u përgjigj duke thënë se janë 20 persona nën hetim për këtë akuzë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “Ka 20 persona të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër. Janë 20 persona të dyshuar nga të gjitha partitë për blerjen e votave”.