Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se operacioni ushtarak në Ukrainë, mund të përfundojë në të ardhmen e “parashikueshme”, “në ditët e ardhshme”. 

Peskov tha se Rusia po shpreson që operacioni të arrijë qëllimet e saja dhe të përfundojë falë negociatave.

“Rusia shpreson që operacioni të arrijë qëllimet e saj ose të përfundojë falë negociatave, midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në ditët e ardhshme, në të ardhmen e parashikueshme”, tha Peskov.

Pyetjes së gazetarëve se në çfarë bazohen parashikime të tilla, Peskov tha se “Operacioni vazhdon dhe qëllimet e tij po arrihen”. 

“Ushtria jonë po bën një punë të madhe në drejtim të avancimit të operacionit dhe rezultatet po arrihen nga negociatorët që po bisedojnë me kolegët e tyre ukrainas”, tha Peskov.