10928846_919033151481200_5368878336837650120_n
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Grida Dumës për bashkinë e Durrësit. Prezantimi i Dumës është bërë nga kryetari i PD, Lulzim Basha, në qytetin ku ajo do të kandidojë. Basha vlerësoi edhe Agron Dukën, deputetin e Partisë Republikane që kishte shprehur dëshirën për të kandiduar në Durrës për kryetar të Bashkisë. Pas prezantimit Grida Duma tha se ishte e lumtur që rikthehej në qytetin e saj dhe se ky qytet do të ishte metropoli i dytë i Shqipërisë.