Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike. Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive sidomos në veri dhe verilindje të vendit. Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë aktiv. Ushtria dhe zjarrfikësit po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës. Gjatë mbrëmjes janë aktivizuar tri vatra zjarri në fshatrat Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga Forcat e Armatosura dhe punonjësit e zjarrfikësve. Nga ajri janë kryer ndërhyrje me helikopter, por pa mundur te fikin plotesisht flaket. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”,  vazhdon të jetë problematike. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe eres qe rindez menjehere vatrat qe shuhen. Një vatër zjarri pati edhe në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër ku u dogj një stallë me ushqime dhe bar të thatë për bagëtitë.