Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit sot. Zjarri ka përfshirë një garazh në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”. Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë, të cilët janë shkuar për mjekim në spital.

“Kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit: A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar”, njofton policia.

Gjithashtu nga zjarri janë djegur 4 automjete. Flakët kanë shkaktuar panik ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë pallatin.