Ndoshta sepse për të stërvitur talentet më të mëdha duhet dikush që ka pasur shumë talent vetë. Ose ndoshta sepse ai di ta bëjë mirë këtë dhe në Paris, kanë nevojë për dikë që mund ta udhëheqë ekipin drejt Champions League. Fakti është se, pas javësh interesimi, PSG duket se ia ka dalë me të vërtetë dhe është gati të vendosë nën kontratën, natyrisht i peshuar me ar, Zinedine Zidane. Sipas Daniel Riolo i After Rmc, francezi do të jetë trajneri i ardhshëm i kampionëve të Francës, duke zëvendësuar kështu Pochettinon, i cili përfundoi në bankën e të akuzuarve bashkë me një pjesë të madhe të drejtuesve të “siluruar” pikërisht për shkak të dështimit të misionit Champions. E vetmja që ka rëndësi duke pasur parasysh investimet.

Burimi është më se i besueshëm, duke qenë se Riolo nuk është askush tjetër veçse gazetari që i parapriu të gjithë, fillimisht me ardhjen e Messit në Paris dhe, më pas, për rinovimin e Mbappes.

E gjitha kjo sugjeron se Pochettinos i ka skaduar koha dhe se për zyrtarizimin e Zidane është vetëm çështje ditësh. Pas kësaj, duke lënë mënjanë për momentin ëndrrën për të marrë kombëtaren e Deschamps, Zizou do të mund të fillojë punën e tij duke u përpjekur të sjellë Champions League në Paris, pas përpjekjeve të panumërta të dështuara të paraardhësve të tij. Dhe nga ana tjetër, kush më mirë se ai mund ta bëjë? Para se të largohej nga Madridi, ai kishte vënë vulën e tij në tre kupa me veshë të mëdhenj. Është logjike që pronarët e pasur të klubit parisienë të ketë menduar për një ofertë të cmendur. Tani mbetet vetëm të shohim se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë magjistari, në një skuadër ku luan Messi, Neymar dhe Mbappe.