Ditën e sotme (9 qershor) do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, që do të jetë ai i gjuhës së huaj. Janë rreth 33 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit për provimin e gjuhës së huaj, anglisht. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.
Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25% të pikëve, pra mbi 15 pikë.